08:04 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kaka po rikthehet nga pensionimi?

Dikur lojtari më i mirë në botë, Kaka karrierën e tij e përfundoj sezonin e kaluar në ligën Amerikane, transmeton Indeksonline.

Në kulmin e karrierës së tij me ekipin e Milanos, ai u transferua tek Real Madrid duke qenë njëri ndër transferër më të dështuara të Real Madrid. Në 2013 ai u rikthye përsëri tek Milano po nuk bëri shumë bujë pasi që shpejtë u largua për në Orlando.

Së fundmi ai është rikthyer në Milano përsëri por kësaj radhe për të mësuar zejën e trajnerit.

Por siç duket mësimin për trajnerë duhet ta shtyej edhe për pak kohë. Kjo pasi që Kak do t’i rikthehet fushave të blerta edhe njëherë.

Krejt kjo sipas të përditshmës italiane CalcioMercato e cila ka raportuar se 36 vjeçari do të rikthehet nga penzionimi për te luajtur për skuadrën e Monzas.

Ekipi i Monzas bën gara në Serie C dhe së fundmi u ble nga ish bossi i Milanos, Silvio Berlusconi./Indeksonline/

Temat: