16:58 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / I.S

Kalimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, proces optimal për familjet dhe bizneset

Shkruan: Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa

Zakonisht gjatë historisë botërore krizat ekonomik janë paraqitur në mënyrë ciklike nëpër vite e vende të ndryshme të botës.

Por, kjo e vitit 2020 e shkaktuar nga pandemia globale Covid-19, ka marrë rrjedhë tjetër dhe pasojat e shkaktuara në në nivel globale janë të paparashikueshme për ekonomi.

Shumë shtete, sidomos ato me ekonomi më të dobët, siç janë vendet në zhvillim, janë duke e tejkaluar me shumë vështirësi edhe gjendjen shëndetësore por edhe gjendjen ekonomike.

Republika e Kosovës pa dyshim që është duke u përballur me këtë sfidë edhe shëndetësore edhe ekonomike dhe për muaj të tërë Qeveria nuk arriti të marrë masat në përkrahje të bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi.

E kjo pa dyshim që është duke dhënë efektet e veta negative në ekonomi, në humbje të vendeve të punës, në mbyllje të bizneseve në rënie të fuqisë blerëse dhe në pasoja të tjera që do përballemi viteve të ardhshme.

Si rezultat i mosmarrjes së masave ekonomike në kohën e duhur nga qeveriae Republikës së Kosovës, pritjet e rënies ekonomike në këtë vit janë me të larta se sa do të duhej të ishin, që sipas llogaritjeve preliminare mund të shkojë deri në shifra dy shifrore.

Por ajo që është për t’u vlerësuar me insistim të Partisë Demokratike të Kosovës me propozim të masave më të duhura për ekonominë e bizneset dhe pas shumë përpjekjeve, më në fund kaloi Ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Kjo tregon lidership institucional, në kohën kur më së shumti ka nevojë ekonomia dhe qytetarët e shteti i Republikës së Kosovës.

Masat e propozuara janë të duhura dhe optimale për kohën në të cilën gjendet ekonomia e vendit, të cilat do të japin efektet e veta tek bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e renieve të shkatura nga kriza ekonomike.

Do ta lehtësoj jetën e atyre që pa të drejtë humbën vendet e punës, atyre që në kohën kur më së shumti u duhen të ardhurat për familjet e tyre në krizën shëndetsore dhe ekoonmike.

Do t’u mundësojë bizneseve prodhuese që përmes lirimt të TVSH-së të angazhojë paratë e tyre në zgjerim të prodhimit dhe zingjirit furnizues të lëndës së parë.

Tërheqja e trustit do ta rrisë kërkesën agregate, multiplikatorin monetar, si dhe subvencionimi i saj nën 10000 euro do të jetë mundësi shtesë për kategoritë që kanë të ardhura me të ulta, duke ju ruajtur bilancin e kursimeve pensionale në kohë e pensionimit. Sfidë mbetet implementimi i ligjit i cili kërkon punë, përkushtim përgjegjësi dhe menaxhim efikas.