12:22 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

‘Kallen’ zviceranët, Nedim Bajrami zgjedh ‘Kuqezinjtë’ para Zvicrës

Vetëm pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian në gurpmoshat U21, ylli i Empolit, Nedim Bajrami, ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës.

Ylli i Empolit ka refuzuar zviceranët për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri Mauro Lustrinelli.

“Ne kemi punuar shumë për ta marrë Nedimin. Ne u përpoqëm ta bindnim që ai të luajë për Zvicrën. Por, më pas na tregoi se zemra i rrah më shumë për Shqipërinë!”, ka thënë Lustrinelli

Bajrami, 22-vjeçar ka pasaportë maqedonase dhe është i lindur në Tetovë.

Ai para transferimit në Itali tek Empoli, kishte luajtur në Kampionatin e Zvicrës, në ekipin e Grasshoppersit./IndeksOnline/