21:25 / E Martë, 26 Janar 2021 / A K

Kalon mbi 100 milionë numri i të infektuarve në botë me COVID-19

Më shumë se 100 milionë njerëz anembanë botës janë infektuar me koronavirus që nga shfaqja e këtij virusi.

Johns Hopkins University raporton se janë saktësisht 100 milionë e 32 mijë e 461 raste të konfirmuara.

Pesë vendet më të goditura janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Deri më tani si pasojë e COVID-19 janë dy milionë e 149 mijë e 818 jetë të humbura në botë.