09:49 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

“Kalorësi i Liverpoolit po rikthehet”

Mbrojtësi qendror i Liverpoolit, Virgili Van Dijk është gati të rikthehet në fushë pas lëndimit.

Ai nuk është paraqitur që nga tetori për “The Reds” dhe ishte një mungesë e madhe në mbrojtje, shkruan IndeksOnline

Liverpooli aktualisht po kalon në formë jo të mirë dhe sa herë që klubi i Klopp humb, Van Dijk poston video duke u kthyer nga lëndimi, kjo si duket është një paralajmërim për kundërshtarët.

Një gjë të tillë e ka vërejtur edhe ish-futbollisti, Gary Lineker i cili shkruan në ‘Twitter’: “Kalorësi i Liverpoolit po rikthehet”.