13:32 / E Premte, 07 Dhjetor 2018

Kaltrina Kusari, kosovarja që po bën studim për refugjatët në Kanada

Studiuesit në Universitetin e Montrealit dhe atë Ryerson të Torontos kanë nisur një projekt, përmes së cilit do të intervistojnë njerëzit që kanë shkuar atje për shkak të konflikteve në vendet e tyre.

Ekipi po ndihmon në formulimin e politikave, duke synuar të identifikoj sfidat me të cilat janë përballuar refugjatët e sapoardhur në Kanada.

Studimi është financuar nga Këshilli i Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane të Kanadasë, në të cilin është përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, shkruan CBC, transmeton Indeksonline.

Kaltrina Kusari është vajza e cila tani është duke vijuar studimet PHD, është vendosur në një zonë industriale në Alberta të Kanadasë, ku janë vendosur të ardhurit nga shtetet tjera.

“E kuptoj se ka shumë probleme kur të huajt (refugjatët) vijnë këtu, dhe përballen me ndalime nga më të ndryshmet. Gjetjet e studimit që po bëhet do të mund të ndihmojnë në adresimin e këtyre problemeve në mënyrë që jeta e këtyre njerëzve të jetë më e mirë” tregon Kusari.

Studimi do të fokusohet edhe në personat që kanë ardhur dhe janë me nevoja të veçanta, që janë me aftësi të veçanta apo kanë orientim seksual të ndryshëm, kushte këto të cilat do të mund ta bëjnë më të lehtë jetën më pas në Kanada në fillim të shpërnguljes.