20:51 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kaluan vikendin në Shqipëri, kosovarët presin në kufi si pasojë e kolonës!

Kosovarë të shumtë zgjedhin që vikendet t’i kalojnë në Shqipëri. Bregdeti shqiptar gjithmonë është shumë i vizituar nga kosovarët përgjatë gjithë sezonit veror.

Falë motit të mirë që mbretëroi këtë vikend njësoj vepruan edhe këto ditë.

Por padyshim se kjo ndikoi që në orët e vona të mbrëmjes të krijohen edhe kolona të gjata në pikën kufitare Morinë.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se pritjet janë të gjata, si pasojë e kolonës./Indeksonline/