Kam gjetur fotografi seksi të kushërirës sime në llaptopin e të dashurit tim, çfarë të bëj?
Nuk mund të besoj se çfarë kam parë me sytë e mi.
Në kompjuterin e të dashurit tim, kam gjetur fotografi seksi të kushërirës sime.
Përveç saj, gjeta edhe fotografi të shoqes së tij të ngushtë.
Ai i ka ruajtur ato të gjitha nga faqja e tyre e facebook. Pasi pash këtë unë u ndjeva psikologjisht e sëmurë.
Unë jam 25 vjeç dhe ai është 26. Ne kemi një vajzë dy vjeçe. Kushërira ime është 21, transmeton Indeksonline.
I dashuri im refuzoi këtë për disa ditë me radhë dhe ia vuri fajin kompjuterit duke thënë se ka ndonjë problem. Ai realisht më pranoi se i ka shikuar ato, por jo edhe t’i ketë ruajtur- gjë të cilën nuk e besoj.
Kushërira ime është e bukur, biondinë dhe e dobët. Unë nuk jam aspak si ajo, sidomos prej kur ne kemi një vajzë. Nuk e di se çfarë të bëj.
Psikologja: sigurisht që besimi juaj është shkatërruar, por është e mundur që ta rindërtoni atë nëse jeni të dy të gatshëm të provoni atë.
Do të jetë një punë e vështirë, por vajza juaj do të vuaj nëse ju ndaheni ose qëndroni së bashku por të hidhëruar.
Për të qëndruar së bashku, i dashuri juaj duhet të kuptojë se ka lënduar dhe se ju jeni vërtetë keq- dhe njësojë të ndihet edhe ai dhe t’i fshij ato fotografi./Indeksonline/