Kam harruar kur kam bërë seks…
Jeta ime seksuale me bashkëshorten time nuk është në nivelin e duhur qysh nga lindja e vajzës tonë.
Ka tri vite që jemi në lidhje dhe deri vonë ne nuk i kemi larguar duart nga njëri tjetri gjatë gjithë kohës.
Por tani ajo do të bëjë seks vetëm kur pi alkool edhe ndihet e relaksuar.
Unë jam 30 vjeçar, ajo 28. E di që ajo lodhet por ne nuk bëjmë seks madje as netëve kur unë i propozoj asaj.
Disa javë më parë i thash asaj sa i injoruar ndihesha dhe javën së ardhshme kemi bërë seks cdo natë rregullisht.
Por e di se nuk e ka bërë me dëshirë apo sepse e ka ndjerë.
Kur bëjmë marrëdhënie ajo më jep pasiguri sikur unë nuk jam mjaftueshëm për të.
Me gjithë këtë pasiguri unë nuk arrij të kënaqem në seks.
Këshilla e psikologes:
Fakti se ajo pasi e ka kuptuar se ti ndihesh i injoruar ka bërë seks gjatë tërë javës tregon sa shumë të do, port ë qenit nënë është e lodhshme.
Por, nëse nuk keni seks do të jetë edhe më keq.
Ndoshta gjëja më e mirë që mund të bësh është të përgatitësh ushqim për të apo ta vësh vajzën në gjumë, në mënyrë që ajo të ketë pak kohë të relaksohet, e pastaj ndoshta edhe do të ofrojë seks më shumë./Indeksonline/