15:41 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kamera kap aksidentin, shikojeni si ndeshen veturat (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prizren-Gjakovë, në fshatin Celinë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura ku ishte raportuar edhe persona të lënduar.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar fillimisht foto të aksidentit ndërsa pasdite kanë përcjell edhe videon live të të njëjtit aksident.

Siç shihet në video, janë tri vetura të aksidentuara me dëme të konsiderueshme materiale ku fajtori është fare lehtë të përcaktohet./Indeksonline/