08:53 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kamioni del nga rruga, pengohet qarkullimi normal i automjeteve

Një kamion transportues ka dalë jashtë rrugës Prizren-Shtime, saktësisht në Carralevë, duke penguar më pas qarkullimin normal të automjeteve.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga ky vetaksident ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e lëshimit të rrugës.

Policia rrugore i është përgjigjur rastit dhe është duke shikuar vendin e aksidentit.

Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale./Indeksonline/