75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kamioni godet për vdekje një fëmijë në Fushë-Kosovë, policia jep detaje!

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i vdekur, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për Indeksonline ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Grabovc ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një kamioni dhe një motoçiklete. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës D.B (2008) mashkull, i cili nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”,është shprehur zëdhënësja Flora Ahmeti.

Hetuesit rajonal të trafikut janë duke u marrë me rastin./Indeksonline/