23:52 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / OSH

Kamioni përplasë veturën e Auto Shkollës në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht afër Stacionit të Autobusave.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë, e cila ishte e Auto Shkollës, dhe një kamion.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Ndryshe, për shkak të temperaturave të ulta që po mbizotërojnë këto ditë janë krijuar ngrica në rrugë.

Për këtë është bërë thirrje nga Policia e Kosovës që vozitësit të kenë kujdes në komunikacion.

IndeksOnline ju sjell pamjet: