13:31 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kamioni rrezikon komunikacionin, vozit 90km në orë në një fshat të Ferizajt

Shoferët kosovarë vazhdojnë të shfrenojnë fantazinë në komunikacion.

Gjatë ditë së djeshme në fshatin Dardani të Komunës së Ferizajt, një kamion i një kompanie të pijeve është parë duke vozitur kamionin me një shpejtësi të garave automobilistike.

Me rregullat e komunikacionet, në zona të tilla shpejtësia e lejuar është e kufizuar, ku zakonisht nuk mund të vozitet më shumë se 50km në orë. Me shpejtësi të tillë, përveç që mund të rrezikojë jetën e tij, rrezikon edhe automjetet e tjera në komunikacion.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar një video ku mund të shihet se si ky kamion ka vozitur deri në 90km në orë/Indeksonline/