22:57 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kampionët e Evropës “ngrijnë” në Rusi

Real Madrid ka dalë e mposhtur nga Luzhniki Arena e Moskës.

Kampionët në fuqi janë mposhtur nga CSKA me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Vlasic në minutën e dytë të ndeshjes.

CKA Moska është në pozitën e parë në grupin G me katër pikë ndërsa Reali në vendin e dytë me tri pikë. /IndeksOnline/