20:46 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Roma e sheh Realin nga lartë, mposht CSKA Moskën

Roma ka mposhtur CSKA Moskën në Rusi me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Romakët kaluan ne epërsi që në minutën e katërt me golin e Konstantinos Manolas në minutën e katërt të ndeshjes.

Rusët barazuan rezultatin me golin e Sigurdsson në minutën e 50-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Por punët për CSKA u bënë keq kur Magnusson u ndëshkua me të kuq gjashtë minuta pas barazimit.

Roma e shfrytëzoi superioritetin numerik për të rikthyer avantazhin vetëm tre minuta më vonë.

Me këtë fitore, italianët janë të parët në tabelë me nëntë pikë, tri më shumë se Real Madrid dhe pesë më shumë se CSKA. Plzen është e fundit me vetëm një pikë.

Në ndeshjen tjetër, Valencia ka mposhtur Young Boys me rezultat 3-1. /IndeksOnline/

 

Temat: