22:52 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kampionet e Kosovës në hendboll bëjnë një “TikTok” mbresëlënës

Skuadra kampione e Kosovës në hendboll, KHF Istogu ka nisur stërvitjet pas pushimit disa muajsh për shkak të koronavirusit.

Skuadra e Faruk Shalës duket se ka gjetur atmosferën e dikurshme.

Në Palestrën fantastike “Dresha”, vashat e Istogut kanë shfaqur forme të mire fizike, e cila i bën favorite edhe këtë edicion në hendbollin kosovar.

Vajzat e Istogut po vazhdojnë stërvitjet në këtë palestër që gjendet në Banjë të Pejës për të vazhduar formën e mirë që kanë kaluar vitet e fundit. /IndeksOnline/