19:30 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

Kampioni e nis me fitore, shkëlqen Haaland (VIDEO)

Kampioni aktual i Anglisë, Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier Ligës.

Djelmoshat e Pep Guardiolas mposhti si mysafir skuadrën e West Hamit me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Në këtë takim ka shkëlqyer futbollisti i ri i Cityt, Erling Haaland, i cili ka shënuar të dy golat në këtë ndeshje.

Norvegjezi shënoi golin e parë në Premier Ligë në minutën e 35-të.

Haaland shënoi nga penalltia pasi portieri i West Ham, Alphonse Areola shkaktoi një ndërhyrje të palejuar në zonën rreptësisë ndaj tij, i cili morri vet përgjegjësin, dhe u tregua i sakt nga pika e bardhë.

22-vjeJari golin e dytë e shënoi në minutën e 65-të,  pas një asistimi fantastik nga Kevin De Bryne.

Manchester City me këtë fitore e ka nisur shumë mirë mbrojtjen e titullin në Premier Ligë./Indeksonline/