12:28 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / C E

Kampioni i Formula 1 nderohet nga Mbretëresha Elizabeth II, do të emërohet Sir Lewis Hamilton

Shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton do të marr çmimin e nderit nga Mbretëresha Elizabeth II pas sukseseve këtë vit.

Piloti i Mercedes Benz barazoi rekordin e legjendës Michael Schumacher me më së shumti tituj kampioni të Botës, derisa sezonin e ardhshëm e ka mundësinë për të dalë i pari.

Arritja e Hamilton do të njihet me nderin më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Indeksonline.

Sipas një raporti në The Times, piloti britanik do të emërohet në listën e nderimeve të vitit të ri të Mbretëreshës, gjë që do ta bëjë atë të njohur zyrtarisht si Sir Lewis Hamilton.

Hamilton tashmë ka qenë në listë një herë më parë. Ai u emërua “Anëtar i Urdhrit më të Shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike” (MBE) pas kampionatit të tij të parë në 2008.

Ky titull i është dhënë emrave të mëdhenj të sportit britanik ndër më të njohurit Sir Alex Ferguson, Rayan Gigs e Boby Chalton. /IndeksOnline/