22:59 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kampioni shënon edhe një fitore tjetër

Kampioni aktual i Champions League, Real Madrid ka shënuar fitoren e tretë këtë edicion në fazen e grupeve.

Mbretërit kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Shakhtar Donetsk me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Reali e nisi shumë mirë këtë ndeshje duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 13-të me një supergol nga Rodrygo.

Vinicius dyfishoi epërsin e kampionit evropian nëminutën e 28-të.

Skuadra e Shakhtarit u rikthye në lojë në minutën e 39-të pasi ngushtoi rezultatin me golin e Oleksandr Zubkov.

Kjo ishte fitorja e tretë nga tre ndeshje këtë sezon për Real Madridin, duke krysuar Grupin F me 9 pikë, kurse Shakhtari renditet e dyta me 4 pikë.

Leipzigu është në vendin e tretë në tabel me 3 pikë pasi sonte fitoi ndaj Celtikut me rezultat 3-1, duke e lënë klubin skocez në pozitën e fundit me 1 pikë./IndeksOnline/