Kampioni shqiptar i boksit pjesë e bandës mafioze, sekuestrohen 23 milionë euro pasuri
Një grup kriminal është shkatërruar në Itali, ku kanë rënë në pranga edhe tre shqiptarë.
Tre shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi i janë sekuestruar edhe pasuritë që kanë arritur shifrat dëri në 23 milionë euro.
Njëri prej tyre, Orial Kolaj njihet edhe si kampion boksi në Itali për peshat e mesme.
Hetimet kishin zbardhur se si ky organizim kriminal i përbërë nga dy grupime me kërcënim e dhunë ushtroin zotërimin e territorit të qëndrave të lojrave të fatit e të pikave të bastit. Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian e europian në peshëm mesatare shkruan repubblica.it. .
Në kuadër të këtij hetimi i ekzekutua një tjetër opearcion i Policisë së Romës i koduar “Vento del Est” , i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkobmëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”.