16:21 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / B O

Kampionit të Kosovës i vije një urim special, nga 7 herë kampioni i Evropës

Ballkani mund të jetë motivuar në garat për kualifikimet në Champions League me një urim special të ardhur në adresën e klubit. Kampionin e Kosovës e ka uruar sot 7 herë kampioni i Evropës, AC Milani.

“Kemi kënaqësinë që dy klube me traditë të futbollit evropian, na kanë dërguar telegrame urimi, me rastin e triumfit për të dytin vit me radhë, në Superligën e Kosovës në futboll.
Është nder i madh për ne që të përgëzohemi prej njërit nga klubet më të trofeshëm dhe ikonik në botë, AC Milan. Njëkohësisht duke qenë se jemi në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, të marrësh një urim nga gjiganti i dytë për nga titujt në histori të Champions League, është motiv shtesë për secilin prej nesh që të japim gjithçka nga vetja, të paraqitemi sa më denjësisht në Evropë.
Njejtë, me nder e kënaqësi, kemi pranuar telegramin edhe nga klubi që ka shkruar historinë në futbollin e Kroacisë, Dinamo Zagreb. Madje për ne kjo ka një peshë shumë të madhe, jo vetëm për lidhjet tona historike me popullin kroat, por edhe si një klub shembull që punon dhe nxjerrë talentë të jashtëzakonshëm, të cilët pushtojnë klubet më të mëdha në botë” thuhet në njoftimin e skuadrës suharekase./Indeksonline/