09:20 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë, dalin pamjet e ndjekjes dhe kapjes në det

Një sasi droge u kap në tentativë për tu trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Në pranga për këtë lëndë narkotike është vënë një 42-vjeçar shqiptar.

Mediat greke kanë bërë publike edhe pamje nga droga e kapur dhe aksioni i policisë gjatë mesnatës së datës 1 mars, ku u ndalua skafi me 36 pako kanabisi në të.

Aksioni policor është bërë në Prevezë. Hetimet për këtë trafik droge, po i zhvillon departamenti i Sigurisë së Prevezës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndodhet në burg në pritje të vendimit të gjykatës.