07:59 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kancelari i Austrisë takohet me krerët e shtetit të Kosovës

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kurz një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka deklaruar se çfarë do marrëveshje legjitime që arrijnë Kosova dhe Serbia në dialog, do të jetë e pranueshme për Austrinë.