10:49 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kandidatët për rekrut në FSK mund të aplikojnë pa certifikatën e lëshuar nga PK dhe Gjykata

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se kandidatët për rekrut në FSK mund të aplikojnë edhe pa paisjen e certifikatës nga Gjykata dhe Policia e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ky vendim erdhi pasi Pk nuk po mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit.

“Për shkak të kërkesave të shumta për pajisje me certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nga kandidatët për rekrut në FSK, jemi njoftuar se Gjykatat dhe Policia nuk mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit.

Andaj i njoftojmë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë se aplikacioni i tyre do të pranohet edhe nëse nuk i kanë certifikatën nga Gjykata dhe Policia e Kosovës.

Kandidatët këto dy dokumente duhet t’i sjellin gjatë fazës së testimeve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/