23:45 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kandidati për president në Brazil therret me thikë

Kandidati presidencial brazilian i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro është therur në bark gjatë fushatës në rrugë.

Transmetuesi Globo TV raportoi se ai i ishte nwnshtruar njw operacioni të enjten pasdite, edhe pse djali i tij tha se plaga ishte “vetëm sipërfaqësore”, transmeton Indeksonline.

Policia dhe Minas Gerais, ku u sulmua Bolsonaro, thanë se arrestuan një njeri në vendngjarje.

Politikani i diskutueshëm ka shkaktuar zemërim me komente homofobike dhe raciste, por ai ka dal mirë në sondazhet e fundit të opinionit përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm.

Politikani i ekstremit të djathtë, i cili kaloi pothuajse tre dekada në Kongres, nxit dënime të ashpra për kriminelët dhe ka thënë në mënyrë të përsëritur se policia braziliane duhet të vrasë trafikantët e dyshuar të drogës.

Ai ka vlerësuar hapur diktaturën ushtarake të Brazilit, duke thënë se regjimi duhet të ketë vrarë më shumë njerëz./Indeksonline/.