75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / Gj Sh

Kandidati për president të Realit thotë se ka marrëveshje me një lojtar të madh, nesër do të publikojë emrin

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme ka bërë një premtim të madh.

Ai ka thenë se ka marrëveshje me një nga futbollistët më të mirë në botë, dhe ai do të bashkohet me ”Los Blancos”, nëse fiton zgjedhjet presidenciale kundër Florentino Perez, shkruan IndeksOnline.

Riquelme po ashtu ka deklaruar se emrin e lojtarit do ta zbulojë gjatë ditës së nesërme.

“Nesër do të bëj të ditur emrin e një lojtari të jashtëzakonshëm, i cili dëshiron t’i bashkohet Real Madridit dhe nëse unë jam president, ai do të bashkohet me klubin.

“E garrantoj se do t’i bashkohet klubit. Nuk do të jetë vetem një premtim. do të jap garanci konkrete”, ka deklaruar Ruiquelme.

Kujtojmë se zgjedhjet për presidentin e ri të Real Madridit do të mbahen me 7 qershor./IndeksOnline/