18:05 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Kandidatja për presidente të SHBA-ve fut në listë edhe ‘Applen’

Elizabeth Warren, kandidatja për presidente të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2020 ka marrë vëmendjen e mediave pasi në një intervistë kishte premtuar se do të ndalonte përdorimin e ‘Google’, ‘Facebook’ dhe ‘Amazon’ në gjithë vendin.

Në listën e saj tashmë ka hyrë edhe kompania e fuqishme ‘Apple’, transmeton Indeksonline.

Sipas saj këto kompani të mëdha po shkatërronin kompanitë e vogla.

“Amazon shkatërron kompanitë e vogla duke kopjuar mallrat që ata i shesin në Amazon dhe pastaj duke shitur në versionin e vet të markës” kishte thënë Warren.

Presidenti i Fondancionit për Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionit, Rob Atkinson kishte dal kundër këtij propozimi.

“Thirrja e fushatës së Warren për të prishur kompanitë e mëdha të teknologjisë pasqyrojnë një ideologji të keqe” ishte shprehur Atkinson për Fox News./Indeksonline/