13:43 / E Diele, 01 Gusht 2021 / C E

Kane nesër merr vendimin, City në pritje

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, do të kthehet shumë shpejt në grumbullimin e Tottenham dhe do të kërkojë të shitet.

Dëshira e tij është të transferohet te Manchester City.

Presidenti Levy dhe Fabio Paratici nuk duan të heqin dorë nga sulmuesi, por do ta kenë shumë të vështirë ta shmangin shitjen para dëshirës së lojtarit dhe një oferte të çmendur nga Citizens.

Vlera e Harry Kane, sipas Transfermarkt, është 120 milionë euro.