09:52 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Kanoset zyrtari i Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në fshatin Sllakavc të Vushtrrisë është kanosur nga tre persona.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar zyrtar i pylltarisë ka raportuar se për deri sa kishte dal në teren për regjistrim, ishte kanosur nga tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Njësiti përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/