09:35 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Kanosi ish gruan në Pejë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person i dyshuar në Pejë, pasi i njëjti kishte kanosur ish gruan e tij.

Policia ka njoftuar se rasti kishte ndodhur të dielën në mesditë në qendër të qytetit, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari dhe viktima sipas policisë kishin pasur probleme familjare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/