10:15 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Kanye i përgjigjet kërkesës së divorcit nga Kim, ja çfarë po kërkon

Kanye West ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj peticionit që ka bërë Kim Kardashian për divorc. Kanye ka paguar një kompani avokatësh për të filluar betejën ligjore për ndarjen me gruan e tij.

Kërkesa e parë e Kanyet është kujdestaria e përbashkët ligjore dhe fizike ndaj katër fëmijëve të tyre. E përbashkëta e çiftit është se në kërkesat e tyre kërkojnë bashkë-prindërim.

Kanye e Kim janë pajtuar që të paguajnë bashkë tarifat e tyre ligjore. Procesi i divorcit mund të has në probleme tek ndarja e pasurisë së tyre.

Kim ka bërë kërkesë për divorc me 19 shkurt, ndërsa reagimi zyrtar i Kanyet ka ardhur që tani./Indeksonline/