15:30 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / AR

Kanye West i bie pishman, i kërkon falje komunitetit hebrej

Kanye West ka kërkuar falje për fyerjet e tij antisemitike dhe mbështetjen për Hitlerin, pasi emri i tij u pa  në një raketë izraelite që po përdorej në luftën kundër Hamasit.

Ai bëri një deklaratë të gjatë ditën e sotme në përpjekje për të aktivizuar llogarinë e tij në Instagram, transmeton Indeksonline.

Është interesante që Kanye u pendua edhe për gjuhën e judaizmit.

Ky është mesazhi i YE:

“Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit hebre për çdo shpërthim të paqëllimshëm të shkaktuar nga fjalët ose veprimet e mia, nuk ishte qëllimi im të lëndoja apo mos respektoja dhe më vjen shumë keq për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar”.

Kanye vazhdoi, “Unë jam i përkushtuar të filloj nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të siguruar ndjeshmëri dhe mirëkuptim më të madh në të ardhmen. Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe unë jam i përkushtuar të bëj ndryshime dhe të promovoj unitetin”./Indeksonline/