Kanye West merr lajmin e keq, Franca shqyrton ndalimin e koncertit
Reperi amerikan Kanye West po përballet me pasoja të reja në Evropë, pasi kësaj radhe edhe Franca mund t’i ndalojë një koncert të planifikuar.
Pas ndalimit të hyrjes në Mbretëria e Bashkuar, artisti tani rrezikon që autoritetet franceze të bllokojnë performancën e tij në Marseille, për shkak të deklaratave të tij antisemitike.
Sipas raportimeve, ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez po shqyrton mundësitë ligjore për ta ndaluar koncertin e planifikuar në qershor, raporton IndeksOnline.
Ndërkohë, kryetari i Marseille, Benoît Payan, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin X më 4 mars, duke theksuar se nuk do të lejojë që qyteti të shndërrohet në një platformë për “urrejtje dhe nazizëm të papenduar”.
Ai shtoi se reperi nuk është i mirëpritur në atë qytet.

Situata është përshkallëzuar edhe në Britani. Qeveria e Mbretëria e Bashkuar e ka ndaluar hyrjen e tij përpara paraqitjes së planifikuar në Wireless Festival në Londër.
Kryeministri Keir Starmer deklaroi se artisti “nuk do të duhej të ishte ftuar kurrë”. Pas kësaj, disa sponsorë, përfshirë Pepsi, u tërhoqën dhe festivali u anulua.
Deri më tani nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet franceze për ndalimin e koncertit, ndërsa nga ana e Kanye West nuk ka pasur asnjë reagim publik. /IndeksOnline/

