19:15 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Kaos në Francë, krejt shkaku i Nutellës – ja detajet (Video/Foto)

Një kaos ka shpërthyer sot nëpër supermarketet e Francës. Konsumatorë të shumtë shkaktuan “trazira” kur kuptuan se kavanozët e Nutellas kishin rënë në zbrithe deri në 70 %, transmeton Indeksonline.

Disa media franceze kanë raportuar se konsumatorët janë sjellë si kafshë. Ata madje i kanë krahasuar me blerësit në Amerikë gjatë Black Friday kur të gjithë iu turren dyqaneve.

E gjithë kjo ka ndodhur kur blerësit kanë kuptuar se një kavanoz që normal kushtonte 4.50 cent, kishte rënë në lirim në 1.40 cent.

Në një nga dyqanet e Francës jugore, stafi i dyqanit kishin deklaruar se teksa ishin duke bartur kavanozët, konsumatorët i kishin shtyrë ata për të arritur deri tek Nutella, transmeton Indeksonline.

Menaxheria e një prej dyqaneve në Francën qendrore kishte thënë se në vetëm 45 minuta, ishin shitur 700 kavanozë me Nutella.

Rreth 100 milionë kavanozë të Nutellës hahen çdo vit në Francë, deri sa prodhohen 365 mijë tonë Nutella po ashtu çdo vit./Indeksonline/