“Kaos” në prapaskenë pas ndalimit të YE në Mbretërinë e Bashkuar
Ndalimi i hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar për Kanye West dhe anulimi i performancës së tij si “headliner” në Wireless Festival ka shkaktuar një “kaos” të vërtetë në prapaskenë, duke lënë si reperin ashtu edhe organizatorët e eventit në vështirësi.
Artisti 48-vjeçar u përfshi në polemika muajin e kaluar, pasi u njoftua se do të ishte emri kryesor i festivalit treditor në Finsbury Park, pavarësisht historikut të tij me deklarata antisemitike dhe shpërthime pro-naziste, transmeton Indeksonline.

Më herët këtë vit, West kërkoi falje publike ndaj komunitetit hebre përmes një reklame të plotë në The Wall Street Journal, ku ia atribuoi sjelljet e tij diskriminuese me çrregullimin bipolar.
Ai shprehu “keqardhje të thellë” dhe deklaroi: “Nuk jam nazist apo antisemit. I dua njerëzit hebrenj.”

Megjithatë, këto deklarata nuk bindën kritikët e tij. Të martën, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood vendosi ta ndalojë hyrjen e tij në Britani për festivalin, pas reagimeve të shumta publike, duke detyruar organizatorët të anulojnë eventin e planifikuar për korrik.
Sipas burimeve, West është “i zhgënjyer” nga ky vendim dhe mendon se i është mohuar mundësia për të marrë përgjegjësi dhe për të reflektuar më tej mbi veprimet e tij./Indeksonline/


