16:16 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Kapen cigare pa banderola

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Njësitë e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, më saktësisht në katër (4) lokacione të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, gjithsejtë nga 4 raste sasia totale e mallrave të konfiskuara është:

Lloje të ndryshme të cigareve: 42 mijë e 220 copë cigare.

Duhan Refuz 30 kg.

Filtera për cigare 30 mijë copë.

Cigaret pa banderola janë konfiskuar dhe janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.