15:13 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kapen dillerët serbë të drogës në Austri

Gjashtë shtetas serbë janë arrestuar në Vjenë pas hetimeve intenzive disa mujore. Në aksionin e policisë janë kapur gjashtë serbë tek të cilët policia ka gjetur laboratorë për kultivimin e marihuanës.

Droga e kapur kap vlerën e 240 mijë eurove. Serbët e arrestuar janë të moshës nga 22 deri në 26 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar janë gjetur thasë më marihuanë të tharë, para të gatshme dhe telefonë mobilë me të cilët kanë kryer organizuar shpërndarjen e drogës.

Pas arrestimit të bandës, u zbulua se ata ishin të mirëorganizuar dhe se kishin një rrjet të madh në disa qytete./Indeksonline/