13:08 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kapen në Milano 2 shqiptarë me 170 kg drogë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pasi janë kapur me një sasi prej 170 kilogramësh, drogë të llojit marijuanë.

Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, shqiptarët 29 dhe 33 vjeç, të padënuar me parë janë ndaluar në zonën e Moza, Milano. Ata akuzohen për shitje droge.

Të dy ishin arrestuar në kohën kur po shkarkonin në një magazinë të tyre, sasinë prej 160 kilogramësh marijuanë. Më pas është ushtruar një kontroll dhe policia kisht gjetur 11.5 kilogram kanabis të fshehur.

Pas arrestimit të dy janë dërguar në burgun e San Vitorias, Monza.