12:21 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kapet duke vjedhur alkool, në një qendër tregtare

Policia e Pejës ka arrestuar një person, i cili nga oficerët e sigurimit është kapur duke vjedhur pije alkoolike në një qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.