Kapet hajni i pajisjeve kompjuterike në Prishtinë
Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi ka kryer një vjedhje të rëndë.
I arrestuari dyshohet se ka vjedhur pajisje kompjuterike të quajtura Riga.
“Nga i dyshuari është konfiskuar në cilësi të provave materiale një telefon celular”, thuhet në komunikatën e PK-së, dërguar për media.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./AktivPress