13:28 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kapet një peshkaqen ‘gjigant’ në brigjet e bregdetit shqiptar

Një peshkaqen i përmasave të frikshme, 3 metra i gjatë dhe 100 kg është kapur 3 milje larg ishullit të Sazanit në Vlorë.

Sipas biologëve, peshkaqeni i llojit “dem”, siç edhe është ai i kapur në Sazan renditet lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë.

“Është një rast tejet i veçantë sepse hyn në speciet agresive. Po në të njëjtën periudhë vjet është kapur një tjetër peshkaqen.Të tilla specie konsiderohen të rrezikshme”, ka thënë  Sherif Durmishi, kapiteni i anijes.

Ndryshe, verën e kaluar, në të njëjtën kohë në grepat e peshkatarëve ka rënë e njëjta specie peshkaqeni por kësaj here në Himarë.