13:44 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe Yllka Gashi nis pushimet, poston imazhe të ëmbla me vajzën (Foto)

Aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi duket që po kalon ditë të mira këtë verë.

Pas disa viteve jetesë në Amerikë ajo u rikthye për një vizitë në vendlindjen e saj, Prishtinën. Por disa ditë ka ndarë edhe për pushimet verore.


Aktorja ka postuar një instastory në llogarinë e saj Instagram ku shihet me vajzën e saj Ninën në një vend bregdetar.


Ndryshe Yllka u bë e njohur dhe e dashur për publikun me rolin e saj ‘Zana’ në serialin e parë televiziv të pasluftës ‘Familja Moderne’./Indeksonline/