10:57 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kapitenët e 20 skuadrave të La Ligas priten të takohen sot

Kapitenët e klubeve në Spanjë priten të takohen sot që zyrtarisht të arrijnë marrëveshje kundër zhvillimit të ndeshjeve të La Ligas në Amerikë pas propozimit të Federatës javën e kaluar.

La Liga tani ka vendosur që t’i luajë disa ndeshje në Amerikë, pa bonusin e të luajturit ndeshje shtesë.

Javën e kaluar, La Liga njoftoi se kjo praktikë do të fillojë nga ky sezon, por ka pasur shumë kritika pas këtij vendimi.

Ky vendim është marrë pa u diskutuar me askënd, dhe natyrisht se nuk është pritur mirë aspak, transmeton IndeksOnline.

Messi with the La Liga trophy. Image: PA Images

Por, nuk janë vetëm lojtarët që kanë shprehur pakënaqësinë. Siç shkruan AS, kapitenët e 20 skuadrave të La Ligas do të takohen sot për ta kundërshtuar këtë vendim.

Nuk ka detaje të hollsishme rreth ndeshjeve, në lidhje me kohën dhe vendin, por duket se njëra prej Barcelonës dhe Real Madridit do të jetë i përfshirë.

La Liga gjithashtu ka vendosur që t’i ndjekë hapat e Premier Leagues për t’i zhvilluar ndeshjet të hënën dhe të premten, vendim i cili gjithashtu është kundërshtar nga Unioni i Lojtarëve./IndeksOnline/

Temat: