08:49 / E Diele, 22 Janar 2023 / Gj. Sh

Kapiteni i Ballkanit e kalon natën me trefeun e Superkupës

Skuadra e Ballkani dje ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës për sezonin 2022/23.

Në ndeshjen finale, portokallëzinjët mposhtën Llapin me rezultat minimal 1-0, me golin e Lumbardh Dellovës, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij suksesi, kapiteni i skuadrës, Edvin Kuc, si duket e ka kaluar natën me trefeun e Superkupës.

Ai ka publikuar një story në profilin e tij duke shkruar ”Natën e mirë”.

Kjo ishte hera e parë që skuadra e Ballkanit e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës./IndeksOnline/