11:40 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kapiteni i Ballkanit: Ne mund të dështojmë, por nuk dorëzohemi kurrë

Sot do të luhet xhiro e fundit e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani do ta presë në shtëpi skuadrën kampione të Dritës, ndeshje kjo që luhet me fillim nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.

Pak orë para fillimit të kësaj ndeshje, kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Visar Berisha ka reaguar në “Facebook”, duke u shprehur se ata nuk do të dorëzohen kurrë.

“Ne edhe mund të dështojmë gjatë rrugës, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë”, ka shkruar Berisha.