16:33 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Kapiteni i Kosovës, Hajrizi jep një premtim të madh për tifozët “Dardanë”, para ndeshjes me Sllovakinë

Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Kosova, do të zhvillojë ndeshjen e saj ndaj Sllovakisë të enjten me fillim nga ora 19:00, duel ky që zhvillohet në kuadër të parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, shkruan IndeksOnline

Para kësaj ndeshje, Hajrizi në një prononcim për IndeksOnline tha se atmosefera në grup dhe në  stërvitje me basketbollistët është fantastike.

“Atmosfera është shumë e mirë, përgatitjet po shkojnë shumë mirë, jemi duke u munduar që që përparsitë tona të mundohemi t’i shfrytëzojmë ato sa më shumë”, tha fillimisht basketbollisti kosovar.

“Është e vërtetë që kemi një kundërshtar të forte, por unë ju premtoj Daradanëve se do të mundohemi me gjithë forcat toan të dalim fitmitar prek këtyre ndeshjeve”, tha ai.

Kujtojmë se Hajrizi është kapiten i Pejës, derisa ka luajtur edhe për Trepçën, Bashkimin e Sigal Prishtinën, katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës dhe ka përvojë edhe nga basketbolli në Japoni./IndeksOnline/