08:42 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Kapiteni i Manchester United do të transferohet te Interi

Kapiteni i Manchester United, Ashley Young do të bashkohet me Interin kur të skadoj kontrata e tij në fund të sezonit.

34 vjeçari pritej të largohej gjatë janarit, por United nuk është dakord që ta liroj tani, shkruan Indeksonline.

Young, i cili ka luajtur 261 herë për këtë klub, u la jashtë skuadrës së United në humbjen e së martës 3-1 të Carabao Cup nga Manchester City.

Ndërsa kontrata e Young skadon në fund të sezonit, ai tani është i lirë të flasë me klube jashtë Anglisë.

Bosi i United, Ole Gunnar Solskjaer tha pas lojës se “nuk ishte koha e duhur” për të diskutuar të ardhmen e Young, duke shtuar: “Ne nuk mund të dobësohemi; ne duhet të forcohemi, nëse do të ndodhë ndonjë lëvizje.”

Young u bashkua me United nga Aston Villa në 2011 dhe ka qenë pjesë e skuadrave që fituan Premier League, FA Cup dhe EFL Cup. /IndeksOnline/