10:39 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Kapiteni i Prishtinës në futsall: Duhet të punojmë edhe më shumë për t’u përballur me ekipe si Barcelona!

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Barcelonës dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të rundit të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve në futsall.

Prishtina u mposht me rezultat të thellë në 9:2, por që nuk ndaloi për asnjë çast dhe tregoi karakter të fortë gjatë ndeshjes, shkruan IndeksOnline

Për të njohur më shumë se si shkuan gjërat mbrëmë në “Palau Blaugrana”, IndeksOnline ka biseduar me kapitenin e Prishtinës në futsall, Jeton Rukovcin, i cili tha se përkundër rezultati dhe duket e ditur nivelin e Barcelonës ata u paraqitën shumë mirë.

“Së pari ishin në dijeni për forcën e Barcelonës dheu detyruam të tërhiqeshim prapa për t’u mbrojtur. Por mendoj që përkundër rezultatit jemi paraqitur mjaft mirë. Ishte një eksperiencë shumë e mirë për ne dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë në kampionatin vendor. Na mbetet të punojmë dhe më shumë që të ngritim nivelin për t’u ballafaquar më mirë me ekipe të tilla”, tha ai.