75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Kapiteni i Prishtinës zgjedh në mes të Kupës dhe Ligës

Prishtina është duke luftuar në dy fronte këtë sezon pasi që është në finale të Kupës dhe është në vendin e dytë në ligë.

Kapiteni i skuadrës, Armend Thaqi ka preferuar të fitoj Ligën para Kupës këtë sezon.

“Statistikat në 4-5 vitet e fundit ka pasur për afro 10 asistime për sezon, por dallon kur bën asistime për Prishtinën sepse këtu presioni është më i madh, pasi çdo herë luftohet për titull”, tha Thaqi fillimisht në Klan Kosova.

“Harkimet brenda zonës i tentojmë edhe në stërvitje dhe kur dal në fushë më mundosohet më lehtë ta bëjë këtë, por kur dihet që në ekip kemi edhe dy sulmuesit më të mirë në ligë, ateherë gjithçka bëhet më e lehtë”.

Titulli apo Kupa? “Kupën e kam fituar më parë me Prishtinën dhe për këtë vit dua të fitoj titullin”, tha Thaqi. /IndeksOnline/